• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to footer
Logo ACERIS LAW Cabinet d'arbitrage international

ACERIS LAW

The International Arbitration Law Firm

  • Aceris Law LLC
  • Outstanding Record
  • Competitive Fees
  • Industries
  • Our Lawyers
  • Accolades
  • Jobs
  • News
  • Contact

Çfarë Është Arbitrazhi Nderkombëtar?

04/04/2019 by Aceris Law LLC

Arbitrazhi ndërkombëtar është i ngjashëm me një proçedurë gjyqësore kombëtare. Por, në vend të një proçedure para një gjyqëtari, arbitrazhi kryhet para personave të zgjedhur të quajtur arbitra.

Është një mënyrë neutrale, private dhe konsensuale për të zgjidhur konfliktet. Për më tepër, vendimi që jepet është i detyrueshëm dhe duhet te respektohet nga të gjitha palët. Normalisht, është një mënyrë më e shpejtë dhe më pak e kushtueshme se një proçedurë gjyqësore.Cfare Eshte Arbitrzhi Nderkombetar

Përdorimi i arbitrazhit ndërkombëtar ka evoluar për t’u lejuar palëve që vijnë nga kulutura të ndryshme dhe që flasin gjuhë të ndryshme të zgjidhin konfliktet në mënyrë përfundimtare, zakonisht pa u detyruar ti binden rregullave proçedurale të sistemeve të tyre ligjore.

Për Çfarë Përdoret Arbitrazhi Ndërkombëtar ? 

Arbitrazhin ndërkombëtar e karakterizojmë nganjëherë si një formë hibride të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Ai kombinon elementë të proçedurës të sistemit ligjor civil dhe të procedurës sipas “Common Law”. Ky faktor u le palëve një liri të konsiderueshme për të hartuar procedurën e arbitrazhit nën të cilën do të zgjidhen mosmarrëveshjet e tyre. Arbitrazhi ndërkombëtar mund të përdoret për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje që konsiderohet të jetë “e arbitrueshme”. Megjithëse ky është një term fushëveprimi i të cilit ndryshon nga shteti në tjetrin, por që përfshin shumicën e konflikteve tregtare.

Kompanitë, shpesh, përfshijnë në kontratat e tyre komerciale nje klauzolë sipas të cilës çdo mosmarrëveshje në lidhje me kontratën do të zgjidhet duke organizuar një arbitrazh ndërkombëtar. Pra, nëse një mosmarrëveshje lind në lidhje me kontratën, ata janë të detyruar të arbitrojnë në vend që të ndjekin proçeset gjyqësore tradicionale.

Për më tepër, arbitrazhi mund të përdoret gjithashtu nga dy palë për të zgjidhur një konflikt nëpërmjet asaj që njihet si një “marrëveshje dorëzimi”. Kjo metodë është thjesht një marrëveshje arbitrimi që nënshkruhet pasi një konflikt është ngritur, dhe jo përpara se të ndodhë.

Marrëveshjet tipike të arbitrazhit janë shumë të shkurtra. Klauzola e arbitrazhit sipas Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), për shembull, thjesht shkruan:

“Të gjitha mosmarrëveshjet që rrjedhin nga ose në lidhje me këtë kontratë do të zgjidhen përfundimisht sipas Rregullores së Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë nga një ose më shumë arbitra të emëruar në përputhje me Rregullat e përmendura“.

Palët gjithashtu mund të shtojnë rregulla në lidhje me ligjin që sundon kontratën, numrin e arbitrave që mund të zgjedhin, vendin dhe gjuhën e arbitrazhit.

Çfarë Është Arbitrazhi i Investimeve? 

Një fenomen relativisht i fundit, “arbitrazhi i investimeve” është një nga llojet e arbitrazhit që po përhapet me ritmet më të shpejta. Ajo ka të bëjë me proçedura arbitrazhi të hapura nga investitorët e huaj kundër shteteve në bazë të traktateve të investimeve dypalëshe/shumëpalëshe (ose ligjeve vendore që japin konsensus për arbitrazhin nga shteti). Mund të jetë, për shembull, e vetmja përgjigje e mundur në rast shpronësimi të investimeve private nga një shtet.

Cilat Janë Rregullat Ndërkombëtare të Arbitrazhit?

Shumica e institucioneve ndërkombëtare të arbitrazhit ofrojnë rregulla për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet arbitrazhit. Rregullat më të njohura të arbitrazhit përfshijnë ato të:

  • Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC)
  • Gjykatës së Londrës të Arbitrazhit Ndërkombëtar (“LCIA”)
  • Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Shoqatës Amerikane të Arbitrazhit (“ICDR”)
  • Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Singaporit (“SIAC”)
  • Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Hong Kongut (“HKIAC”)

Arbitrimet e investimeve shpesh zgjidhen sipas rregullave të:

  • Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimeve (“ICSID”) të Bankës Botërore, ose
  • Komisionit të Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën Ndërkombëtare të Tregtisë (“UNCITRAL”).

Shumë arbitrazhe që përfshijnë biznese ruse zhvillohen sipas rregullave të Dhomës së Tregtisë së Stokholmit (“SCC”).

Si Zbatohen Vendimet e Arbitrazhit Ndërkombëtar?

Falë një traktati të njohur si Konventa e Nju Jorkut, e cila hyri në fuqi më 7 qershor 1959, vendimet e arbitrazhit mund të zbatohen në shumicën e shteteve, ndryshe nga vendimet tradicionale të gjykatave. Mbi 150 vende kanë ratifikuar sot Konventën e Nju Jorkut. Kjo do të thotë se vendimet e arbitrazhit mund të zbatohen në rreth 3/4 e vendeve të njohura nga Kombet e Bashkuara.

Ligjet në bazë të së cilave avokatët e arbitrazhit ndërkombëtar argumentojnë një çështje janë përgjithësisht : ligji që sundon një kontratë, ligjet e arbitrazhit të selisë së arbitrazhit, të konventës të Nju Jorkut dhe Uashingtonit (e njohur si Konventa e ICSID).

Cilat Janë Avantazhet e Arbitrazhit Ndërkombëtar mbi Gjykim?

Ndër avantazheve kryesore të arbitrazhit ndërkombëtar  mund të përmendim :

  • Zgjidhja e konflikteve është më e shpejtë me anë të Arbitrazhit Ndërkombëtar se përpara nje gjyqëtari tradicional duke qënë se apeli kundër një vendimi arbitral është i kufizuar.
  • Arbitrazhi Ndërkombëtar mund të jetë më pak i kushtueshëm se proçesi gjyqësor tradicional.
  • Ai mund të ofrojë, gjithashtu, një zgjidhje më të mirë te konfliktit, pasi shumë gjykata kombëtare janë të mbingarkuara me çështje. Ky faktor nuk u jep gjykatësve kohën e mjaftueshme për të marrë vendime ligjore të cilësisë të lartë.
  • Klientët mund të luajnë një rol aktiv në zgjedhjen e një arbitri, i cili është një ekspert i fushës, dhe jo një generalist si shumë gjykatës.
  • Arbitrazhi Ndërkombëtar është fleksibël. Secila palë luan një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e proçedurës që është më e përshtatshme për zgjidhjen e konfliktit.
  • Proçedura arbitrale mund të jetë konfidenciale. Ky është nje element i dobishme nëse palët dëshirojnë të vazhdojnë marrëdhëniet e tyre të biznesit ose të shmangin publicitetin negativ.
  • Arbitrazhi Ndërkombëtar është neutral. Kjo është shumë e rëndësishme për transaksionet ndërkufitare. Shmanget mundësia e një “gjykate në shtëpi”, që i jep avantazh një pale me shumë se tjetrës.
  • Gjyqtarët nuk janë të pavarur në të gjitha vendet. Në arbitrazh, vendimi merret nga arbitra të pavarur. Në të kundërt, vendimi nuk mund të zbatohet.
  • Për më tepë, në raste të caktuara, Arbitrazhi Ndërkombëtar ofron zgjidhjen e vetme për shkeljen e një të drejte ligjore. Për shembull, në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet një investitori dhe një shtetit.

Avokatët e specializuar në arbitrazh ndërkombëtar ndihmojnë klientët e tyre në kërkesat që dëshirojnë të bëjnë. Ata ndohmojnë gjithashtu në pregatitjen e parashtresave dhe në argumentin mbi meritat para arbitrave. Shumica e avokatëve të specializuar në arbitrazh ndërkombëtar punojnë në bazë të një shumëllojshmërie ligjesh të huaja. Aftësitë e gjuhës janë shumë të rëndësishme në arbitrazhin ndërkombëtar. Një element tjetër i rëndësishëm është kuptimi i ndyshimit të madh që ekziston midis arbitrazhit dhe proçeseve gjyqësore.

Ku Mund të Gjenden Avokatë të Specializuar në Arbitrazh Ndërkombëtar?

Vendndodhja fizike e avokatëve të pregatitur në arbitrazhin ndërkombëtar nuk është fare e rëndësishme. Duke pasur parasysh se sa pak seanca dëgjimore zhvillohen zakonisht, vendndodhja humbet rëndësinë. Në mënyrë tipike, vetëm një ose dy seanca të shkurtra janë të përfshira në një arbitrim ndërkombëtar. Madje, këto të fundit zhvillohen nëpërmjet videokonferencës për mosmarrëveshje të vogla. Për këtë arsye, juristët e bazuar në vende apo kontinente të tjera, shpesh, shërbejnë si avokatë në arbitrazhe ndërkombëtare. Legjislatura 500, Dhomat, GAR dhe Décideurs (Lidhja e Liderëve) ofrojnë një listë të firmave më të mira të avokatëve të arbitrazhit.

Çfarë është Arbitrazhi ndërkombëtar i shpejtë (Fast-Track International Arbitration)?

Arbitrazhi duhet të jetë më i shpejtë dhe më pak i shtrenjtë se proçeset gjyqësore tradicionale. Por, se fundmi, ai njihet për koston në rritje dhe zgjatjen e proçedurave. Këta faktorë e kanë bërë arbitrazhin më të ngjashme me proçeset gjyqësore tradicionale. Kështu që, për të ulur koston, kontaktohen avokatë firmash ligjore me të vogla, sesa firma të mëdha ndërkombëtare. Financimi prej palëve të treta mund të shërbejë gjithashtu për të zvogëluar. Do të thotë që një investitor bie dakord të paguajë tarifat ligjore në këmbim të një përqindjeje të shumës që do të jepet nga vendimi.

Për të siguruar shpejtësinë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, është e mundur që palët të zgjedhin të ashtuquajturin arbitrazh “i përshpejtuar”. Rregullat proçedurale janë të hartuara në mënyrë të tillë që shpejtësia e proçesit është e siguruar. Gjithashtu, është e dobishme të zgjedhet një arbitër i aftë dhe këshilluesi i duhur ligjor. Ata duhet të kenë përvojë në fushën juridike dhe në arbitrazhin ndërkombëtar.

Filed Under: Albania Arbitration, Arbitration

Footer

Logo Aceris Law white

Providing the Highest Quality International Arbitration Legal Representation, Globally

Europe | Middle East | Africa | Asia | Oceania | North America | South America

Languages

© 2014-2023 · Aceris Law LLC · Legal Notice